FOTO/ Arrestohet gardiania e burgut, ja çfarë bënte me të burgosurën

Një oficere policie me funksion gardiane ka përfunduar vetë pas kangjellave të burgut, pasi është kapur duke shpërdoruar detyrën.

27-vjeçarja Chelsea Blackwell kishte shkëmbyer rreth 850 mesazhe dhe kishte bërë rreth 115 telefonata, një pjesë e madhe e të cilave zgjasnin mbi dy orë, me Emmanuel Callender-Scott, një të burgosur.

Ajo madje e telefonoi 5 herë edhe pasi telefoni i djalit u mor nga policët e tjerë. Vajza u dënua me 8 muaj burg për shpërdorim detyre, ndërsa 22-vjeçari është dënuar me 7 vite burg pasi goditi me dashje një çiklist dhe hodhi në kanal një turiste ruse.