SYRI TV/ 'Kundër vendosjes së shtyllës elektrike - Banorët e Shkodrës: Pengon 200 familje dhe automjetet
Një shtyllë elektrike e planifikuar të vendoset në rrugën “Doktor Ali Spahia” në qytetin e Shkodrës ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët e zonës. Ata shprehen se instalimi i saj do të pengojë hyrjen në banesat e tyre për rreth 200 familje, duke ngushtuar rrugën dhe duke e bërë qarkullimin të vështirë.
Banorët kanë dorëzuar ankesë pranë policisë bashkiake dhe presin një zgjidhje për këtë problematikë.
Ata paralajmërojnë se shtylla e planifikuar rrezikon të pengojë lëvizjen e mjeteve emergjente, si ambulancat dhe zjarrfikëset, duke krijuar shqetësime për sigurinë e gjithë komunitetit të zonës.
Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një përgjigje zyrtare mbi këtë çështje, ndërsa banorët kërkojnë shqyrtim të menjëhershëm për të parandaluar çdo pengesë në qarkullimin dhe sigurinë e zonës.