Ilir Proda falenderon policët që dhunuan pa shkak gra e të mitur në protestë
Njeriu i bandave që drejton Policinë e Shtetit, Ilir Proda, në një reagim të paprecendentë ka falenderuar dhe inkuarajuar policët që dhunuan me gazlotsjellës, ujë me piper dhe ushtruan dhunë fizike ndaj grave dhe të miturve në protestën e opozitës.
Protesta ishte brenda kufijve të një proteste normale, me hedhjen e disa flakadanëve drejt godinës së kryeministrisë dhe pa incidente të tjera deri në momentin që policia e shtetit ka reaguar në mënyrë jo proporcionale dhe jo profesionale ndaj protestuesve.
Arrestime, dhunë fizike, gazlotsjellës, ishte kjo dhuna e u shtruar nga policia e shtetit, e cila duket se ka qenë e dirigjuar nga Ilir Proda, i akuzuar nga media dhe opozita si njeriu i sponsorizuar nga bansat në krye të policisë.
Reagimi skandaloz i Prodës:
Mesazh falënderimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda
Të nderuar drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit,
Ju falënderoj për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit tuaj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës.
Pavarësisht akteve të shumta të dhunës, me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta, ju demonstruat standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale.
Uroj shërim të shpejtë për 11 punonjësit e dëmtuar gjatë detyrës dhe i siguroj ata për mbështetjen e plotë të institucionit.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë drejtuesit, për lidershipin, koordinimin dhe menaxhimin profesional të situatës.
Mirënjohje për çdo efektiv të Policisë së angazhuar.
Drejtues Madhor Ilir Proda
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit