Denoncimi/ U dhunua nga policia pas protestës së PD-së në Tiranë, i riu në urgjencën e spitalit të Beratit
Dega e Partisë Demokratike e Beratit denoncon rastin e një të riu që është shtruar në urgjencën e Beratit pasi është dhunuar nga policia brenda në ambientet e komisariatit.
Sipas dëshmisë personi në foto, i cili ka qenë në protestën kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike pasditen e 24 janarit para kryeministrisë.
I riu ka dëshmuar se është qëlluar me bombë tymuese tek pjesa anësore e fytyrës dhe më pas e kanë future në furgon të policisë dhe e kanë dhunuar duke e qëlluar me shkelma. Më pas ai ka treguar se e kanë liruar sepse ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.