Berisha: Narko-banditët me uniformë rrëmbejnë qytetarin nga spitali
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar policinë se, ka rrëmbyer një qytetar nga spitali dhe e kanë dërguar në komisariat.
Denoncimi i kreut të PD, Sali Berisha:
Pasi i ranë të fikët nga gazi dhe shkon me urgjencë në spital, narko-banditë me uniformë e rrëmbejnë nga spitali për në komisariat. Dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër policore ndaj protestuesve paqësor!
Lexoni mesazhin
📩 Ymer Biba Nga Tirana Sapo e nxorrem nga Komisariati nr 4 Tirane.
E kane arrestuar ne spital thote tani
Pasi e kishin cuar me ambulance sepse i
kishte rene te fiket nga gazi
Ne ambulance thote, m'u qep nje kalec civil i policise nr 4 me kerkonte nr telefoni adrese etj
Dhe me sollen tek 4