Deputetët e PD dhunohen brenda Komisariatit/ ‘E paprecedentë’, Grimçi: Krim, duan të terrorizojnë qytetarët!
Tension dhe përplasje fizike kanë shpërthyer në ambientet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku disa deputetë të Partisë Demokratike raportohet se janë dhunuar nga forcat e policisë. Ngjarja vjen pas protestës së opozitës, ndërsa deputetët kishin shkuar në komisariat për të kërkuar informacion mbi 16 qytetarë të shoqëruar gjatë tubimit.
Sipas përfaqësueses ligjore të PD-së, Eda Grimçi, e cila foli pwr Syri Tv, drejtpwrdrejt nga ambientet e komisariatit, situata eskaloi pasi kërkesa e deputetëve për të takuar shefin e komisariatit u refuzua në mënyrë të përsëritur.
Ajo e cilësoi ngjarjen si të paprecedentë dhe një akt kriminal. “Janë dhunuar deputetët. Janë goditur nga forcat e rendit,” deklaroi Grimçi, duke shtuar se deputetët kërkonin thjesht të interesoheshin për fatin e të ndaluarve, të cilët ishin mbajtur për rreth tre orë pa asnjë informacion.
Mes deputetëve të dhunuar, ajo përmendi Bledi Himçin, si dhe deputetë të tjerë të pranishëm. Grimçi solli në vëmendje edhe rastin e një fëmije 10-vjeçar, i cili sipas saj u arrestua dhe u dhunua nga punonjës policie civilë, edhe pse nuk ishte pjesë e protestës, por thjesht po kalonte pranë zonës. Prindërit e të miturit ndodheshin jashtë komisariatit për të denoncuar dhunën e ushtruar ndaj djalit të tyre.
Sipas përfaqësueses ligjore të PD-së, ky veprim i policisë nuk ishte i rastësishëm, por një strategji e mirë-studiuar për të instaluar frikë dhe për të terrorizuar qytetarët, me qëllim dekurajimin e protestave të ardhshme.
“Kur arrijnë të dhunojnë deputetët brenda komisariatit, atëherë çdo qytetar do ta mendojë dy herë para se të protestojë,” u shpreh ajo, duke konfirmuar se do të bëhen kallëzime penale për ngjarjen, pasi goditja e një deputeti përbën krim.
Incidenti vjen në një ditë të tensionuar, ku edhe më herët ishin raportuar raste të dhunës policore ndaj protestuesve dhe gazetarëve, siç është denoncuar edhe nga rrjeti “Safe Journalists Albania”, i cili ka shprehur shqetësim për goditjen e punonjësve të medias me gaz lotsjellës dhe ujë.
Është e pashpjegueshme, janë dhunuar deputetët. Unë i kam filmuar, ua kam dërguar dhe juve, janë goditur deputetët nga forcat e rendit. Është një situatë e paprecedent. Ne kemi shumë vite që vijmë edhe në këtë komisariat, kjo nuk ka ndodhur kurrë. Janë goditur nga policia sepse deputetët kërkuan asgjë më tepër thjesht të kontaktonin shefin e komisariatit dhe ta pyesnin sepse ka gati tre orë që janë arrestuar 16 persona këtu në komisariatin numër 1 dhe nuk japin asnjë informacion.
Të vetmin që nxorëm ishte një 10-vjeçar, i cili ishte dhunuar nga forcat operacionale, nga civilët që e kishin kapur që po kalonte afër vendit ku është mbajtur protesta, i cili nuk kishte qenë në protestë dhe tani jashtë komisariatit janë prindërit e 10-vjeçarit që kanë ardhur të denoncojnë dhunën që i kanë bërë fëmijës së tyre të mitur.
Nuk e kuptoj se përse këtë radhë forcat e rendit kanë reaguar, pra polic-, shefi i komisariatit numër 1 ka reaguar në këtë formë, ka dhënë urdhër që asnjë deputet nuk pres dhe kur kërkuam disa herë, pra deputetët kërkuan disa herë që të kontaktonin, i pritëm, pritëm përgjigje dhe pastaj tha jam i zënë në një takim dhe nuk mund t'ju pres. Aty pastaj situata ka eskaluar dhe ka eskaluar në përballje dhe në përplasje fizike. Deputetët kanë kërkuar të futen dhe aty pastaj janë ndaluar duke u goditur nga punonjësit e policisë.
Gjëja e parë, gjëja që nuk ishte ndodhur ndonjëherë ishte të dhunoheshin deputetët brenda institucioneve, sidomos brenda një komisariati. Në protesta ka ndodhur shpesh herë, por që të dhunoheshin deputetët brenda komisariatit, kjo nuk ishte ndodhur kurrë. Patjetër, deputetët tani janë ngjitur lart dhe po flasin me shefin e komisariatit dhe zëvendësdrejtorin e policisë së Tiranës dhe patjetër që do të ketë denoncime sepse kjo është, ky është një krim në fakt. Goditja e deputetit është krim.
Bledi Himçi është dhunuar fizikisht. Është dhunuar deputeti tjetër i Beratit, Zija Ismaili. Është, ka qenë deputetja e Elbasanit, Flodiana Çapja. Të cilët janë dhunuar nga punonjësit e policisë. Ka qenë Bardh Spahia që ka pasur konflikt fizik me ta, sepse nuk e di se pse situata ka eskaluar deri në këtë formë. Pikërisht pse? Ç'është kjo situatë e paprecedent?
Këto ishin, të gjitha këto ishin të pakuptimta, sepse një herë thoshin dy, pastaj thoshin katër, po bënin lojën e kungulleshkave. Megjithatë, kjo nuk është se ishte momentale. Kjo patjetër është e studiuar, është e përgatitur dhe është e bërë me qëllim. Për çfarë? Për të treguar dhunën dhe për të, për të treguar dhunën dhe për të terrorizuar gjithkënd që do të guxojë prapë të protestojë. Sepse kur arrin deri në pikën që brenda komisariatit të dhunohen deputetët, atëherë ai qytetari që do të protestojë, patjetër që do ta mendojë. Sepse kjo dhunë është e paprecedent. Janë arrestuar të mitur. Në 16 veta ne nuk e dimë se sa janë të mitur. Nuk ka një informacion. Nuk kemi asnjë informacion.
Janë goditur pa pushim nga policia, me gaz, gazetarët me gaz lotsjellës, me ujë, kanë kaluar autovotet përpara selisë së Partisë Demokratike dhe kanë goditur, kanë hedhur gaz lotsjellës, e hidhnin në lanë që të vinte pastaj mbi oborrin e selisë. Kanë gjuajtur për oborrin e selisë, kanë gjuajtur gazetarët. Kjo ishte e paprecedent. Atëherë, një i mitur 10-vjeçar, e para një herë nuk ka përgjegjësi përpara ligjit.