SYRI TV/ Protesta, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me piper ndaj protestuesve dhe deputetëve
SYRI TV
Me mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria mbushën Bulevardin Dëshmorët e Kombit në protestën e madhe kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike. Protesta masive e opozitës është përballur me brutalitetin dhe dhunën e shtetit policor. Në mënyrë skandaloze dhe jo propocionale, policia ka hedhur sasi të shumta gazi lotsjellës dhe uji me piper mbi protestuesit paqësorë teksa janë shënuar edhe shumë arrestime, mes të cilëve edhe të mitur. Dhuna policore dhe gazi lotsjellës nuk kanë kursyer as dhjetëra gazetarë që po raportonin live e po ashtu edhe deputetë të opozitës. Lideri demokrat Sali Berisha denoncoi me forcë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe deklaroi se opozita do të vijojë pa ndalim betejën me diktaturën.
Me mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria mbushën bulevardin dëshmorët e kombit në protestën e madhe kombëtare të thirrur nga partia demokratike. Por masiviteti i protestës së opozitës është gjendur përballë një brutaliteti të vërtetë policor.
Fillimisht pas fjalës së liderit të opozitës Sali Berisha, protestuesit e revoltuar kanë hedhur molotov, flakadanë dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së kryeministrisë.
Pas këtyre incidenteve, organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të zhvendosen në drejtim të godinës së parlamentit. Por pikërisht në këtë moment, kur protestuesit po largoheshin, në mënyrë skandaloze dhe të paprovokuar, policia ka nisur hedhjen masive të gazit lotsjellës dhe ujit me piper në drejtim të qytetarëve.
Viktima të këtij sulmi të paprecedent të policisë kanë mbetur përvec qytetarëve, edhe dhjetra gazetarë dhe deputetë.
Tensione të forta janë regjistruar më pas, para godinës së Parlamentit. Teksa qytetarë dhe deputetë të Partisë Demokratike po shtyheshin me forcat e policisë, sërish në mënyrë tërësisht jo propocionale dhe në shkelje flagrante të protokolleve, policia filloi të hedhë masivisht gaz mbi qytetarët.
Gjatë kohës që ky qytetar po merrte ndihmën nga protestuesit e tjerë, policia i sulmoi sërish ata me bomba gazi lotsjellës.
Ndërkohë që protestuesit ishin larguar në anë të rrugës Xhorxh Bush, policia vijoi me hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me piper.
Dhuna nuk kurseu as deputetët e Partisë Demokratike.
Dhunës dhe brutalitetit policor nuk i shpëtuan as minorenët.
Një tjetër incident para Kuvendit, u shënua edhe gjatë transmetimeve live të mediave.
Edhe gjatë kohës që protestuesit po zhvendoseshin në drejtim të selisë së Partisë Demokratike, policia ka vijuar të hedhë gaz dhe ujë mbi qytetarët.
Lideri i opozitës Sali Berisha ka denoncuar me forcë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të opozitës. Në një mesazh nga selia e PD, Berisha bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të protestuesve të arrestuar dhe deklaroi se opozita do të vijojë pa ndalim betejën me diktaturën.