Noka: Edi Rama ka urdhëruar Prodën e bandave të ushtrojë dhunë e terror ndaj qytetarëve, akte të tilla ndodhin veç në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka me një reagim të ashpër ka akuzuar Edi Ramën se ka urdhëruar narkopolicinë, Ilir Prodën e bandave që të ushtrojë dhunë dhe terror ndaj qytetarëve të pafajshëm.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Me urdhër të narkokryeministrit Edi Rama, vegla e bandave kriminale e vendosur në krye të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka dhënë urdhër të hapur për dhunë, terror dhe arrestime arbitrare ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë.

Sot, Policia e Shtetit ka konsumuar një akt të rëndë dhe të paprecedentë, duke ushtruar dhunë brutale ndaj qytetarëve të lirë, përfshirë përfshire vete efektive policie, gra edhe një fëmijë 10-vjeçar. Akte te tilla sot për sot ndodhin vetëm Iran, ne regjimin qe po jep shpirt. Ky është fytyra e vërtetë e një regjimi që nuk qeveris, por sundon; që nuk zbaton ligjin, por e përdor policinë si shkop gome kundër popullit.

Këto janë metoda tipike të regjimeve autoritare dhe kriminale që, kur ndihen të rrezikuara, godasin qytetarët dhe frikësojnë shoqërinë. Por populli opozitar nuk trembet, nuk nënshtrohet dhe nuk hesht.

Do të na kenë përballë çdo ditë, në çdo rrugë institucionale e demokratike, deri në çrrënjosjen e këtij regjimi kriminal. Ashtu si shefi i tij, Edi Rama, edhe Ilir Proda e ka rreze qafes  largimin nga detyra dhe shkuarjen ne burg.