VIDEO/ Policia sulmoi dhe gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët me gazlotësjellës

Policia me urdhër të Edi Ramës nuk ka ndalur vetëm në sulmin ndaj qytetarëve, por ka hedhur gaz edhe ndaj gazetarëve.

Sulmi ka nisur që tek kryeministria kur policia hodhi gazlotësjellës dhe dhe ujë me piper, dhe më pas ka vazhduar në mënyrë masive edhe tek parlamenti.

Sulmi ndaj gazetarëve ka ndodhur në mënyrë të qëllimeshme nga policia, e cila i ka gjuajtur me gaz edhe pse ata kanë qenë të identifikueshëm.

Një dëshmi për sulmin e qëllimshëm të policisë me gazlotësjellës vjen edhe nga fotoreporteri Felix Bilani i cili ka përfunduar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Feliks Bilani:

Është duke ardhur toksikologu pasi përveç marjes së frymës kam djegie lëkure nuk e di çfarë kanë përdorur