Protesta/ Policët e veshur civilë arrestojnë protestuesit! Shikoni pamjet
Mbi 20 persona janë shoqëruar në komisariatin nr 1 gjatë protestës së thirrur nga opozita që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Mes të shoqëruarve janë dhe të rinjtë e FRPD-së në Elbasan.
Mes të shoqëruarve është dhe nënkryetari i këtij forumit Alan Lika dhe një anëtar i këtij forumi Anastas Mema
Syri.Tv siguron videon e momentit kur efektivë të veshur civilë kanë shoqëruar anëtarin e FRPD-së Elbasan.
Rei Olldashi, kryetari i FRPD-së së Elbasanit së bashku dhe me anëtarë të këtij forumi janë vendosur mbrëmjen e sotme para komisariatit për të kërkuar lirimin e tyre.
Në komisariatin nr 1 ndodhen më shumë të shoqëruar për shkak të juridiksionit që ka ky komisariat, pjesa e bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe qendra e qytetit.