Befasia e javës në Premier League, Bournemouth mposht Liverpoolin në sekondat e fundit

Në kuadër të javës së 23-të të Premier League, Bournemouth shkaktoi një befasi të madhe duke mposhtur Liverpoolin në shtëpi me rezultatin 3-2, falë golit vendimtar të Adlit në shtesë (90+5’).

Liverpooli nisi më mirë ndeshjen, por vendasit u shkëputën në avantazh. Evanilson zhbllokoi rezultatin në minutën e 26 me një volej fantastike pas asistimit të Scott, ndërsa Alejandro Jimenez dyfishoi epërsinë vetëm pak minuta më vonë (33’). Megjithatë, Virgil van Dijk ngushtoi diferencën për Liverpoolin me një goditje koke pas harkimit të Dominik Szoboszlaim (45’).

Në pjesën e dytë, Szoboszlai ishte sërish protagonist, duke asistuar Salah për një gjuajtje të lirë të bukur në minutën e 80, që barazoi rezultatin.

Liverpooli krijoi disa raste për të përmbysur rezultatin, por Florian Wirtz nuk arriti t’i konkretizonte.

Kur gjithçka dukej se do të përfundonte baraz, Adli vendosi fatin e takimit dhe siguroi tri pikët e çmuara për Bournemouthin.

Me këtë fitore, skuadra e vendit të 13-të arrin në 30 pikë, ndërsa Liverpooli mbetet në vendin e katërt me 36 pikë.