FOTOLAJM/ 'Të shpëtojmë demokracinë', i veshur me të bardha protestuesi i veçantë në protestën kombëtare
Një formë e pazakontë proteste ka tërhequr vëmendjen mbrëmjen e sotme në një nga rrugët kryesore të qytetit, ku një qytetar është shfaqur i veshur tërësisht me të bardha, duke përcjellë mesazhe të forta politike përmes mbishkrimeve në veshje.
Në pjesën e pasme të bluzës së tij lexohej thirrja: ‘Vllazën, demokracia në rrezik. Ta shpëtojmë’, ndërsa në pantallona ishte shkruar ‘Poshtë diktatura’, me fjalët e ndara në secilën këmbë.
Protestuesi mbante në kokë një plis, simbol tradicional shqiptar, të kombinuar me një shall të zi, elemente që i shtonin peshë simbolike paraqitjes së tij.
Ai ecte së bashku me qytetarë të tjerë, duke lënë të kuptohet se ishte pjesë e një marshimi apo tubimi paqësor.