Pankartat e të rinjve në anglisht, thirrje për ndërkombëtarët: Shqipëria, parti shtet! Kullat që shihni janë para korrupsioni
Teksa presin liderin e opozitës dhe udhëheqësin e PD, Sali Berisha të zbarkojë në sheshin para kryeministrisë në protestën e thirrur këtë të shtunë, 24 janar, qytetarët kanë zgjedhur të protestojnë edhe përmes pankartave që mbajnë në duar.
Disa prej tyre kanë zgjedhur pankarta të shkruara në gjuhën angleze, si për t’u thënë ndërkombëtarëve që në Shqipëri, zgjedhjet mbahen në stilin stalinist.
Apo të tjerë që përmes pankartave, tregojnë se ‘kullat në Tiranë që shihni çdo ditë, janë bërë me paratë e korrupsionit’.
Sakaq të rinjtë kryesisht kanë zgjedhur këtë formë proteste me pankarta në gjuhën angleze, ku një tjetër thekson se në motorin e kërkimit në Shqipëri, nuk gjendet demokracia, teksa i referohen shtetit ligjor dhe së drejtës.
Ndërkohë në pankarta të tjera shkruhet:
‘Shqipëria, parti shtet’!
Kë të telefojmë kur policia të merr peng!
Edi Rama, stop vodhe paratë tona'
Shqipëria 404 error. demokracia nuk gjendet
Partia Demokratike dhe opozita kanë thirrur protestën e dytë kombëtare, pas asaj që u zhvillua më 22 dhjetor të vitit të shkuar, duke mbledhur qindra mijëra qytetarë në shesh, kundër asaj që e cilëson një qeveri korrupsioni, ndërsa këmbëngul për krijimin e një qeverie transitore deri ën mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.