VIDEO/ Protesta, Berisha mbërrin te selia blu, pritet me ovacione nga demokratët

Pak para nisjes zyrtare të protestës kombëtare të thirrur nga opozitar, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu.

Ai është pritur aty në mënyrë entuziaste nga qindra simpatizantë duke i shprehur mbështetjen për protestën e pritshme.

Opozita ka organizuar sot protestën kombëtare para kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës pas akuzave të SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe skandaleve të panumërta të qeverisë socialiste në pushtet.