EMRI/ Ushtronte dhunë ndaj gruas dhe e kërcënonte me jetë, arrestohet 53-vjeçari, i gjendet një pistoletë

Në prangat e policisë së Tepelenës ka rënë një shtetas 53-vjeçar, pasi dyshohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, se do ta vriste.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një armë tip pistoletë.

Nga burimet e SYRI-t, bëhet me dije se i arrestuar është shtetasi Lulëzim Doka.

Njoftimi i policisë/ Tepelenë

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje, në fshatin Lulëzim, Memaliaj.

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, se do ta vriste, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.   

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, që u gjetë gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në Komisariatin e Policisë  Tepelenë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, se do ta vriste, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale. 

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 53 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj.

Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.