Ernest Muçi shpallet autori i golit më të bukur në Superligën turke, vetëm Galatasaray ishte kundër
Goli i Ernest Muçit për Trabzonsporin ndaj Goztepes në dhjetor është shpallur më i bukuri në Superligën turke për muajin e kaluar. Vetëm Galatasaray u shpreh kundër këtij vendimi, duke e favorizuar golin e Osimhem që i dha fitoren ndaj Samsunsporit.
“Kishte një bukuri të jashtëzakonshme dhe nuk mund të krahasohej me asgjë tjetër,” theksonte klubi i Stambollit për golin e Osimhem. Megjithatë, Muçi mori vlerësimin nga Superliga dhe e tërhoqi sot këtë nder para tifozëve të Trabzonspor-it.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar në gjashtë javë radhazi, duke u kthyer në lojtari kryesor dhe simbol i momentit te Trabzonspori. Fokusin e tij tani e ka te ndeshja e ardhshme me Kasimpasën, ku një fitore është e vetmja që ka rëndësi për ekipin.
Ky sukses e konfirmon Muçin si një nga emrat më të ndjekur dhe më të vlerësuar në Superligën turke këtë sezon, duke dëshmuar edhe një herë talentin e tij në sulm.