24 Janar, ora 17:00/ Vata: Protesojmë para Kryeministrisë, kundër qeverisjes së vjedhjes dhe hipokrizisë

Në një postim në rrjetet e saj sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, bëri thirrje për një protestë të gjerë përpara Kryeministrisë, më 24 janar, duke u shprehur kundër një pushteti që ka ndërtuar qeverisjen mbi vjedhjen, hipokrizinë dhe kapjen e shtetit.

Ajo theksoi se qeveria teknike nuk është një kompromis, por një kërkesë minimale për mbrojtjen e demokracisë.

Postimi:

Të dashur qytetarë,

E shtunë 24 janar, ora 17:00, përpara Kryeministrisë, opozita dhe qytetarët protestojnë kundër një pushteti që ka ndërtuar qeverisjen mbi vjedhjen, hipokrizinë dhe kapjen e shtetit.

Qeveria teknike nuk është kompromis por kusht minimal për demokracinë.
Nuk është thjesht një protestë partie.

Është protestë kundër vjedhjes së votës, vjedhjes së pasurisë publike, vjedhjes së shpresës.
Të mos mungojë askush që sot ndihet i përjashtuar, i gënjyer, i nëpërkëmbur.

Heshtja është aleati më i fortë i kësaj qeverie.
Shteti është i qytetarëve, jo i një njeriu.