Modikimi 'alla shqiptar' i banesës që ia hoqi 'petllën' inxhinierit të huaj

Foto që do të shihni është shprehje tipike e arkitekturës shqiptare. Shqiptarët njihen si kampionë të modifikimeve në banesa. Ndoshta, një ves i trashëguar nga komunizmi ku strehimi ka qenë shumë problem. Por ky huq nuk ka marrë fund edhe tani. Veçanërisht në zonat urbane ku nuk ka shumë hapësira për ndërtim. Fotoja që shihni dëshmon për disa modifikime që ka lënë pa fjalë një inxhinier të huaj që e ka parë, shkruan infoelbasani. 

Ai është shprehur se ka mbetur i shtangur nga ajo që ka parë dhe se një gjë të tillë nuk do të mund ta projektonte kurrë. Ok inxhinier, eja dhe përfundo fakultetin e radhës tek ustallarët shqiptarë!