Rama mbron zëvendësen e tij/ Strazimiri: Nëse Balluku shkon në burg, pas saj edhe Kryeministri!

Konflikti mes qeverisë dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka hyrë në një fazë të re dhe të rrezikshme, pas rikthimit në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, ligjvënësi demokrat, Gent Strazimkiri tha se ky nuk është një ndryshim i papritur kursi, por kulmi i një përplasjeje të paralajmëruar, ku Kryeministri Edi Rama po përdor çdo mjet për të mbrojtur jo vetëm ish-zyrtaren e lartë, por kryesisht veten.

Sipas Strazimirit, situata aktuale mund të përshkruhet si një "luftë për mbijetesë" mes dy strukturave politike: qeverisë dhe vetë SPAK-ut. Drejtësia e re, e cila u ngjiz me synimin për të qenë nën kontrollin e kryeministrit, tashmë shihet si një kërcënim ekzistencial për pushtetin.

Bllokimi i autorizimit për heqjen e imunitetit të Ballukut në Parlament, është një sinjal i qartë se mazhoranca nuk do të lejojë që hetimet të prekin nivelet më të larta të saj. Strategjia për të penguar drejtësinë është e shumëfishtë. Ajo përfshin bllokimin e çështjes në Parlament, ku po synohet kalimi i afatit 3-mujor që do të rrëzonte automatikisht kërkesën e prokurorisë. Njëkohësisht, çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe pritet t'i kalojë Komisionit të Venecias, lëvizje këto që shihen si taktika zvarritëse për të shuar hetimin. Kjo qasje cilësohet si një tentativë e kryeministrit për të "zhbërë" SPAK-un që ai vetë e krijoi.

Sjellja aktuale e mazhorancës socialiste, sipas deputetit të PD, tregon një refuzim të paprecedentë për të lejuar hetimin e një anëtari të kabinetit, duke e vendosur pushtetin mbi parimin e llogaridhënies. Thelbi i këtij bllokimi, sipas analizës, nuk qëndron tek mbrojtja e figurës së Belinda Ballukut, por tek frika se ajo mund të jetë hallka që çon te vetë kryeministri.

Përplasja aktuale përbën një moment kritik për reformën në drejtësi dhe për vetë shtetin ligjor në Shqipëri. Nuk bëhet më fjalë për retorikë politike, por për një konfrontim të hapur mes pushtetit ekzekutiv dhe organit special të akuzës. SPAK, i krijuar për të kapur "peshqit e mëdhenj", tashmë ndodhet në një betejë për mbijetesë kundër vetë krijuesit të tij.

Jo, nuk ka një ndryshim pozicionime. Është rezultat i asaj që ne kemi që në momentin kur po ngjizej reforma në drejtësi, që e kemi thënë. Po përgatitet, do të më duhet të citoj vetveten. Po përgatitet një drejtësi ë, ajo drejtësia e re ku drejtësinë nuk do e marrësh dot më nëpër gjykata, as nëpër prokurori, sado të korruptuara që ishin dhe sado e nevojshme që ishte reforma në drejtësi. Do ta marrësh direkt nga kryeministri. Nëse do kryeministri do të marrësh drejtësi, nëse nuk do kryeministri nuk do të marrësh drejtësi. Ishte një reformë kjo, mbas 10 vitesh, në fakt tashmë janë hapur fletët e Lakrorit. Ishte një reformë aspirata e së cilës nisi me 140 votat në parlament, ëh, u reduktua në 82 vota vetëm të partive të qeverisjes dhe përfundoi vetëm me 62 vota praktikisht të njërës prej partive të qeverisjes së asaj kohe, që ishte Partia Socialiste, me këtë kryeministër. Kështu që është një film i paralajmëruar, janë rezultate të paralajmëruara.

U ngjiz si një strukturë politike që do të ishte në shërbim të kryeministrit, u la që të kishte krahun e tij të gjatë qeveri, e saj të gjatë qeveria dhe personalisht kryeministri në këtë drejtësi. Tashmë kanë rënë në konflikt. Është një luftë për mbijetesë midis kredibilitetit të asaj që u quajt drejtësia e re dhe që do duhej të na kapte peshkun e madh. Dhe peshku të madh i cili i thotë drejtësisë të kam bërë unë, s'më ke bërë ti. E thotë këtë përmes të gjitha qelizave dhe të gjitha poreve të tij, e thotë brutalisht, e thotë duke bllokuar parlamentin për mos t'i dhënë të drejtën prokurorisë për të proceduar me Belinda Ballukun, e thotë duke urdhëruar gjykatën kushtetuese ta zvarrisë procesin ta çojë kalendat greke, duke pyetur për gjëra që s'kanë nevojë të pyetet komisionin e Venecias, i cili do të kthejë përgjigje, unë jam i bindur në mënyrë urgjente, po këta do t'ia çojnë prapë komisionit të Venecias.

Unë jam i bindur, kjo është bindja ime personale, që strategjia që po përdorin është që t'i thonë SPAK-ut që pushtetin e kanë këta në dorë. SPAK-u nuk ka asgjë tjetër, përveç hyrje-daljeve të ambasadorëve, dhe asgjëje tjetër. Këta e kanë në dorë që ta shtyjnë pafund. Unë besoj që e kanë investuar të gjithë pafytyrësinë e tyre, të gjithë mbrojtjen ndaj ngrehinës së korrupsionit tek një nen i rregullores dhe i kushtetutës, i cili parashikon që nëse parlamenti nuk është në gjendje të kthejë përgjigjet për tre muaj kërkesës së prokurorisë, kërkesa quhet e rënë. Unë besoj që kjo është një nga rrugët me ç'po shoh sot. Në fakt sot dëgjova që Gjykata Kushtetuese siç pritej dhe siç ishte paralajmëruar do ta çonte te komisioni i Venecias. Domethënë në një farë mënyre një lloj Xhaçka 2.

Ndërkohë që është në 35 vite demokraci që ka ky shtet, gjatë kësaj administrate, gjatë kësaj qeverisjeje, kjo është hera e tretë që parlamenti refuzon t'i japë imunitetin drejtësisë të për një anëtar të kabinetit qeveritar apo për deputetë. Nuk ishte ndodhur kurrë më parë. Prokuroria sa herë ka ardhur në parlament, ka pasur dhe raste flagrante kur kuptohej që domethënë akuza e ngritur ishte politike. Të paktën kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet, kurrë nuk i është mohuar. I është dhënë imuniteti disa ministrave menjëherë, të bindur që ishte një luftë politike. Proceset gjyqësore e kemi parë domethënë janë reduktuar në nul. Nuk ka pasur asnjë pasojë juridike nga proceset që ngriten atëherë, përveçse një tymnaje politike, e mbani mend atëherë, Sali dorëzoja ministrat e pandehur drejtësisë, që të gjithë në fakt i ishte hequr imuniteti dhe ishin në, ju ishte dhënë leja prokurorisë t'i pyesë dhe nuk i pyeti kurrë asnjërin prej atyre, asnjëherë nuk i thirri.

Kështu që jemi në këto fazë kur prokuroria kërkon, e ka kapur me presh në duar, e ka kapur me metoda speciale të hetimit zëvendës kryeministren Balluku, që përveç se ka vjedhur me porosi të Edi Ramës, sepse mesazhet tashmë ja kanë bërë të qartë dhe opinionit publik, SPAK-u është i bindur që ka vjedhur, e ka marrë të pandehur. I bindur dhe që e ka bërë dhe sepse i ka publikuar që ka qenë gjithmonë në koordinim me Edi Ramën, ka bërë praktikisht ato që i thoshte Edi Rama, devijimi i fondeve, rritja e kostove e ku di unë se çfarë tjetër. Këta i thonë, jo nuk do ta marrësh. Unë besoj që kemi arritur tek pika e moskthimit. Në qoftë se Belinda Balluku shkon në burg, menjëherë pas tij, pas saj shkon Edi Rama. Kjo është arsyeja dhe ju thashë, është një luftë për mbijetesë. SPAK-u lindi si një strukturë e orientuar politikisht, tashmë ka rival me saj qeverinë. Ajo strukturë për të cilën u krijua që të mos ta linte të abuzonte, u përdor kundër opozitës, e cila sigurisht s'ka asnjë gjë në dorë që të keqpërdorë apo të vjedhë fondet e shqiptarëve, tashmë qeveria po i kthehet dhe po i thotë, shiko unë të zhbëj siç të bëra.

Unë mendova se e thashë qartë. Janë dy struktura politike që po luftojnë për mbijetesë. Po, me njëra tjetrën, po. SPAK-u dhe qeveria. Do të doja të korrektoja diçka, thatë që ishte e paparashikuar. Nuk është e paparashikuar kjo që po ndodh, është e paralajmëruar. Po mirë, nga retorika them, nuk është thënë kurrë që ne mund ta bëjmë dhe tani këtë herë e bën. Nuk ishte ndodhur. Nuk ishte ndodhur më parë, por e parashikuar ishte, sado që dukej domethënë dukej e pamundur në atë kohë kur unë personalisht, por sigurisht dhe kolegë të tjerë e kemi paralajmëruar. Se nuk besonim as që SPAK-u do godiste kaq fort dhe në këtë drejtim. Dukej sikur ruhej.