SYRI TV/ Përmbytjet, banorët e Durrësit të harruar: Askush s'ka ardhur të verifikojë dëmet

Teksa kanë kaluar disa ditë nga përmbytjet në Durrës, asnjë nga instancat nuk është kujtuar për të ndihmuar banorët e prekur. Syri Tv ishte në zonën e Katundit të Ri një nga fshatrat e prekura. Banorët thonë se kishin paralajmëruar institucionet për rrezikun e përmbytjeve, ndërsa thonë se dëmet për ta janë të papërballueshme.

Syri tv

Përmbytjet e disa ditëve më parë në Durrës kanë qenë të paralajmëruara dhe institucionet përkatëse janë vënë në dijeni. Banorët e Katundit të Ri në Sukth një nga zonat më të prekura nga përmbytjet shprehen se ato kanë kërkuar që në verë nga institucionet pastrimin e kanaleve për të shmangur përmbytjet.

Pasi nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese dhe reagimi pas përmbytjeve duket i vakët. Pasojat e përmbytjeve janë akoma në zonën e Katundit të Ri.

Banorët thonë se asnjë nuk ka ardhur për të verifikuar dëmet dhe se ato vetë e kanë të pamundur që t’i përballojnë ekonomikisht ato.

'4 - 5 herë jam përmbytur e një ndihmë s'mora thotë një banore'

Durrësi ishte një nga zonat që u prek më shumë nga përmbytjet. Veç Katundit të Ri, dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në zonën e Ish-Kënetës dhe Spitallës.