SYRI TV/ Komisioni i Ligjeve miraton import-eksportin e armëve të zjarrit, opozita: Ligji favorizon mikun e Ramës

Komisioni i Ligjeve, miratoi ligjin për importin dhe eksportin e armëve të zjarrit, mes debateve të forta dhe akuzave të opozitës për favorizim të biznesmenit izrealit, Ron Yeffet, mik I kryeministrit Edi Rama. Ministri I mbrojtjes Pirro Vnëgu mori në mbrojtje biznesmenin, I cili akuzohet se me vendim të qeverisë ka marrë edhe prona të ushtrisë. Debate pati edhe për për projektligjin e lobimeve, që opozita e cilësoi si ligji McGonigal.

 Syri tv

Pas favorizimit me ligj të posaçëm dhe VKM të mikut të tij izraelit Ron Yefet për të marrë fondet dhe pronat e ushtrisë, sot Kuvendi ka  miratuar edhe ligjin për ti hapur rrugë importit dhe eksportit të armëve të zjarrit. Në Komisionin e ligjeve ishte i pranishëm Ministri Piro Vëngu, i cili u pyet nga deputetit i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në lidhje me favorizimin që po i bëhet mikut izraelit të Edi Ramës, Ron Yefet, jo vetëm për fondet e ushtrisë por edhe për pronat.

Ministri Vëngu mori përsipër të mbrojë Ron Yeffet, i cili 3 muaj pas përfshirjes në kompaninë Timak Defence, mori mbi 10 milionë euro pagesa, pa garë, ndërsa kryeministri Edi Rama propagandon se këto kompani nuk do të paguhen por do të jenë fitimprurëse për shtetin. Ndërsa Ron Yeffet del në orbitën e miqësive të Charles Mcgonigal, në punimet e komisionit debate kishte edhe për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-drejtorin e FBI-së. Blushi e cilësoi ligji Mcgonigal, projektligjin për lobimet, që shkaktoi edhe debate në Komision.

Përtej kontestimeve të dyja projektligjet u votuan me votat e mazhorancës.