Timothée Chalamet shkruan histori me nominimin e tretë për Oscar
Timothée Chalamet po feston një tjetër moment të madh në karrierën e tij, pasi ka siguruar një nominim historik në çmimet Oscars.
Të enjten në mëngjes, aktori 30-vjeçar mori nominimin e tij të tretë në kategorinë “Aktori më i Mirë” për rolin në filmin Marty Supreme, i cili është shndërruar në një nga pretendentët kryesorë të këtij viti me gjithsej nëntë nominime.
Menjëherë pas shpalljes së nominimeve, Chalamet ripostoi lajmin në Instagram, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “ËNDËRR E MADHE!”. Në një postim tjetër, ai inkurajoi fansat të “ëndërrojnë shumë”, ndërsa ndau posterin e filmit dhe kujtoi se Marty Supreme do të shfaqet në IMAX më 30 janar.
Me këtë arritje, Chalamet bëhet aktori më i ri që merr tre nominime për “Aktori më i Mirë” që nga Marlon Brando në vitet ’50.
Ai u nominua për herë të parë në vitin 2018 për rolin në Call Me By Your Name, ndërsa nominimin e dytë e mori në vitin 2025 për portretizimin e Bob Dylan në A Complete Unknown.
Vitën e kaluar, ai nuk arriti të fitojë çmimin, i cili shkoi për Adrien Brody për filmin The Brutalist. Chalamet ka folur më herët hapur për zhgënjimin që mund të sjellë humbja gjatë sezonit të çmimeve, por duket se këtë vit ai rikthehet më i fortë se kurrë.