Berisha: Rama nuk e gëzoi ftesën që i erdhi Shqipërisë, mbeti siç është, i padëshiruar në Europë dhe në botë
Lideri demokrat Sali Berisha, ka deklaruar në konferencën sotme se Kryeministri Edi Rama nuk arriti ta shfrytëzojë ftesën që, sipas tij, i erdhi Shqipërisë, duke mbetur “i padëshiruar në Europë dhe në botë”.
Berisha u shpreh se reagimi dhe sjellja e Ramës në Parlament pas kësaj ftese treguan, sipas tij, izolimin ndërkombëtar të kryeministrit dhe dështimin për ta kthyer atë në një përfitim real për vendin.
BERISHA: Edi Rama, i cili tundi një ftesë që i erdhi Shqipërisë, nuk e gëzoi dot. Përkundrazi.
Mos guxo, nuk do të shoh surratin, ky ishte mesazhi.
Dhe vinte në parlament i shpërfytyruar.
E patë vetë ju qytetarë, shiheni prapë se si qëndronte i shpërfytyruar.
Në një kohë kur mblodhi parlamentin ku të firmoste, të thoshte se parlamenti ratifikoi.
Por boja iu tha në penë.
Mbeti siç është, i padëshiruar në Europë dhe në botë.