Lajthit ministri i Ramës: Trump ia besoi vajzën Edi Ramës…

Edi Rama duket se është në pikën e tij më të ulet në kredencialet politike në vend por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Pasi nuk mundi të siguronte një ftesë që të ishte ne Davos e te firmoste me Donald Trump për “Bordin e Paqes” në ditën e themelimit, vuri në rrjesht të gjithë rilindasit e mundshëm e që janë jashtë burgut, që ta përdorte ftesën për kapital politik në vend, duke bërë një propagandë qesharake.

Ndërkohë duke përdorur vizitën në Vlorë të vajzës së Trump e cila kishte ardhur për biznes e aspak për të dekoruar hallet e Ramës, ai ja humbi edhe seriozitetin idesë për investime në Shqipëri.

Por gjëja me  frikshme janë deklarimet e Ramës por edhe ushtarëve të tij se Trump i besoi vajzën Ramës e kjo ishte edhe arsyeja pse Rama nuk ishte aty ku u themelua “Bordi”.

Përveç abuzimit që i bëri kreu i qeverisë duke e ndjekur me kamera gjatë gjithë ditës dhe thënies në Parlament se nuk ika në Davos se më tha Trump më prit vajzën, kanë lajthitur edhe ministrat e deputetët e tjerë të rilindjes duke e çuar dëlirin në kufijtë e të pabesueshmes

Një ndër këta është edhe ministri Toni Gogu i cili në një media kombëtare deklaroi me një qetësi të frikshme prej shërbëtori të bindur se, “nga pikëpamja njerëzore duhet të jemi krenar, dhe Kryeministri e tha edhe këtë në parlament sepse Presidenti Trump ka besuar një miku të vet  që të mirëpresë vajzën e vet në vendin e tij në shtëpinë e tij. Dhe këtu jemi disa baballarë dhe që besoj se nëse vajzat tona respektive do të kalonin oqeanin, nuk do të ishin të shumtë, me gishta dore do te ishin ca burra që të na e mikprisnin që të na e respektonin….”./E.I/