Harry Styles njofton turneun global për vitin 2026
Këngëtari i njohur Harry Styles ka shpallur nisjen e turneut të tij global për vitin 2026. Turneu, i titulluar Together, Together, do të shoqërojë albumin e tij të ardhshëm Kiss All the Time. Disco, Occasionally.
Në kuadër të këtij turneu, Styles do të zhvillojë 50 koncerte në shtatë qytete kryesore: Amsterdam, Londër, São Paulo, Mexico City, New York, Melbourne dhe Sydney, që nga maji deri në dhjetor.
E veçanta e turneut është ndalesa e tij në New York, ku Styles do të mbajë 30 koncerte në Madison Square Garden. Në disa data të zgjedhura, ai ka ftuar artistë specialë si Robyn, Shania Twain, Fcukers, Jorja Smith, Jamie xx, Fousheé dhe Skye Newman.
Përveç muzikës, këngëtari ka bashkëpunuar me organizata bamirëse si Choose Love, LIVE Trust dhe HeadCount për këtë turne.
Lajmi u shpall fillimisht nga Styles në Instagram, duke ndarë edhe një klip të Steve Kornacki, korrespondent politik i NBC News, që e bëri njoftimin drejtpërdrejt në televizion.