VIDEO/ Aksident automobilistik në Vlorë, përplasen dy makina. Dëme materiale
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Transballkanike, në qytetin e Vlorës, ku janë përplasur dy automjete.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit rrugor.