Rritet fluksi i pacientëve në Spitalin Rajonal të Lezhës, shtohen virozat sezonale
Në Spitalin Rajonal të Lezhës është vënë re kohët e fundit një rritje e ndjeshme e numrit të vizitave mjekësore, kryesisht si pasojë e uljes së temperaturave dhe përhapjes së virozave sezonale.
Burime nga stafi mjekësor bëjnë me dije se institucioni po përballet me një fluks të shtuar pacientësh nga të gjitha grupmoshat, nga foshnjat deri te të rriturit.
Pacientët paraqiten kryesisht me probleme respiratore, temperaturë të lartë, kollë dhe infeksione të tjera virale, duke rënduar ndjeshëm shërbimin e urgjencës.
Sipas te dhenavee zyrtare, vetëm gjatë muajit janar janë regjistruar rreth 1 mijë paraqitje në urgjencën e spitalit, një tregues i qartë i shtimit të rasteve gjatë kësaj periudhe.
Pediatri Bardhok Gjoka thekson se virozat sezonale janë shtuar ndjeshëm dhe apelon për më shumë kujdes, veçanërisht ndaj fëmijëve.
Sipas mjekeve është e rëndësishme që prindërit të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave të hershme të sëmundjeve virale dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në kohë, për të shmangur komplikacionet.