'Unforgettable' e French Montana e para në Billboard

French Montana ka arritur të zë vendin e parë në Billboard Hot 100 të hip hopit.

“Unforgettable” është hiti i madh i këtij viti nga reperi me origjinë marokene.

Ai ka arritur pozitën e parë në listën e këngëve të hip hopit në BillBoard, një sukses që ai e ka ndarë në Instagram.

Më 25 gusht reperi do të publikojë projektin më të ri të tij në bashkëpunim me superyllin shqiptar, Era Istrefi.

Kënga pritet të jetë ritmike e dedikuar për tregun amerikan.