Noka takim me demokratët në Vaun e Dejës: Pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 24 Janarit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka zhvilluar një takim me demokratët e Vaut të Dejës. 

Gjatë bisedës me ta, Noka u shpreh se është diskutuar për masivizimin e pjesëmarrjes në protestën e të shtunës, 24 Janar, si dhe qartësimin e qëndrimit politik në lidhje me zhvillimet, që censurohen nga mediat e kapura nga pushteti.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Një bisedë e drejtpërdrejtë me demokratë në Vaun e Dejës, për të bashkërenduar përgatitjet organizative për protestë kombëtare. 

Punohet për masivizimin e pjesëmarrjes të shtunën, por edhe për qartësimin e qëndrimit politik që PD mban në raport me zhvillimet, nisur nga terri informativ që dashakeqësisht sponsorizohet nga kundërshtari ynë, me qëllim censurimin e aktiviteteve të partisë më të madhe opozitare. Protesta i jep zë çdo opozitari. 

Më 24, ora 5 pasdite, te Kryeministria, për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira që shqiptarët të zgjedhin të paintimiduar nga vigjilentët e patronazhimit.