Pse Rama nuk shkoi në Davos? Vangjeli: Justifikimi me praninë e vajzës së Trump s' më duket bindës
U themelua sot në Davos, Bordi i Paqes një iniciativë e Presidentit të të SHBA-ve Donald Trump. Presidenti amerikan shpjegoi rëndësinë e këtij brodi, ndërsa vuri në dukje se ka ftuar të gjithë shtetet, pavarësisht se liderët e disa prej tyre nuk i duron dot. Pjesë e 35 shteteve themeluese ishte edhe Kosova e përfaqësuar nga Presidentja Vjosa Osmani, ndërsa mungonte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ mbrëmjen e sotme në Syri Tv tha se nuk ishte bindës argumenti i Ramës se mungesa e tij lidhej me prezencën e vajzës së Trump, Ivanka në Shqipëri.
“Fakti që Rama nuk shkoi atje, ngre pikëpyetje të tjera pikërisht për këto arsye që thashë. Ndërkohë që justifikimi me praninë e vajzës së presidentit Trump këtu, nuk duket bindës. Edhe sikur të ishte kështu, kishte mundësi të bënte edhe udhëtimin për në Davos dhe të bënte sërish mikpritësin sot në darkë sikundër u tha” argumenton Vangjeli.
Vangjeli thotë se kjo ngjarje ka shumë pikëpyetje të cilat koha do i japë përgjigje.
“Pavarësisht pasioneve të shumta që ka kjo çështje, duke u nisur nga shuma e pafundme e pikëpyetjeve që kemi, kam përshtypje se mbetem po ato që thamë në fillim në këtë segment. Rama do të donte shumë të ishte në atë rresht, do të donte shumë të kishte atë fotografi.
Po është e vërtetë që do të donte të ndërronte, të ishte edhe nën fustanin e Vjosës, të shkëmbente disa fjalë me presidentin Trump. Arsyeja pse e refuzoi ta bëjë një gjë të tillë, për mua është mister. Nuk më bind arsyeja që jep Rama. Arsyeja është mister, koha do ta rrëfejë” tha ai.