VIDEO/ Buzhala: Kur s'i ke thënë asnjëherë ‘jo’ SHBA-së, ke miqësi, Rama po e përdor këtë vizitë

Gazetari Berat Buzhala i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur për vizitën për çështje biznesi të Ivanka Trump në Shqipëri dhe përdorjen e kësaj vizite, nga Edi Rama për qëllime politike.

‘Dëgjo me Maduron kanë biseduar administrata Trump deri dy ditë para se me e arrestuar. Edhe në telefon. Tash, sikur Maduro t'i nënshtrohej kërkesave amerikane, këto që po i bën tash zëvendësja e Maduros që u bë presidente, Maduro sot do të ishte në detyrë atje. Çfarë nuk i dha? Maduro i dha gjithçka, po i tha më duash ti këtu.

Ivanka dhe Jaredi e kanë peshën më të madhe se Rubio dhe se gjithë administrata. Peshën te Presidenti Trump,

Ata kanë me e taku Ramën jo për arsye parimore. Po Rama ka çka me iu dhënë. Kur je kryeministër edhe ti në momentin që si kryeministër nuk e ke asnjë 'Jo' për administratën amerikane, zero, asnjë... patjetër që ke me pas miqësi.

Po mirë po tash ky ka rastis me qenë kryeministër, se asnjëri s'ka.

Ti po më nxjerr... Unë kur po du me fol për Venezuelën, ti po më kthen te Shqipëria. Më lejo të tregoj çka s'i ka dhënë Venezuela. John Ratcliffe ishte në Venezuelë edhe i tha: Tash e tutje, asnjë këmbë e fuqive të tjera që janë rivalë të Amerikës nuk bën me qenë këtu. E ne e dimë se Maduro ishte në borxh deri këtu te Kina, e ne e dimë që Maduro i bleu gjithë armatimin e Rusisë. Pra, në momentin që Amerika i kërkoi atij edhe dëbimin e kinezëve edhe të rusëve, Maduro nuk e pranoi këtë sepse ishte i lidhur andej. Shkoi Maduro, erdhi kjo dhe thanë në rregull jemi.

Po as kjo s'ishte pak në raport me Presidentin Trump. Pra Jared, prapë po e them. Jared është në takim me Putinin, në takim me Netanyahun, në takim me Sisin e Egjiptit. Është personi më i rëndësishëm, më i rëndësishëm se Rubio është në politikën e jashtme.

Raporti i Ivankës me Jaredin është fantastik domethënë. Janë çift. Edhe në biznes, edhe kur ishte te Trump 1 kanë qenë të dytë në kabinet. Te Trump 1.

Se në këtë studio më ka thënë mua, nëse s'gaboj, në këtë studio më ka thënë mua, para se me u bë Jaredi si me thënë figurë globale, që Jaredin e ka spostuar Trumpi. Domethënë Jaredi dhe Ivanka domethënë këta janë spostuar me familje se ai ka një familje konservatore. Por në fakt ai është njeriu më i fuqishëm në politikën e jashtme’, u shpreh ndër të tjera, Berat Buzhala në SYRI TV.