Tolami Benson shkëlqen me unazën e fejesës luksoze nga Bukayo Saka, vlerë deri në 320 mijë dollarë

Tolami Benson, partnerja e ‘yllit’ të Arsenalit Bukayo Saka, e ka nisur vitin 2026 me shumë stil dhe elegancë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Në postimin e saj të parë të vitit, 25-vjeçarja ka shfaqur në mënyrë diskrete, por mjaft domethënëse, një unazë fejesë që konsiderohet si një nga më luksozet e momentit.

Në disa fotografi të publikuara nga festimi i ditëlindjes së saj në dhjetor, Tolami u shfaq me një veshje elegante, që i jepte një pamje të rafinuar dhe sensuale. Megjithatë, përtej veshjes, ajo që rrëmbeu vëmendjen ishte dora e majtë e saj.

Në qendër të fotos spikaste unaza e fejesës që Bukayo Saka i ka dhuruar në fund të vitit të kaluar. Sipas medieve dhe ekspertëve të bizhuterive, bëhet fjalë për një diamant natyral 5.11 karatë, i vendosur në platin. Vlera e një unaze të tillë vlerësohet nga 240 mijë deri në mbi 320 mijë dollarë, në varësi të mjeshtërisë dhe shtëpisë së bizhuterive.

Për krahasim, një unazë me të njëjtat specifika nga Van Cleef & Arpels është listuar rreth 320 mijë dollarë, çka e vendos dhuratën e Saka-së në nivelin absolut të luksit.

Tolami Benson, fituese e çmimit “It-Girl Impact” në vitin 2025, ka qëndruar larg vëmendjes publike muajt e fundit, por ky postim konfirmon se kur shfaqet, e bën gjithmonë me stil dhe mesazh të qartë.