SYRI TV/ PS rrëzoi komisionin hetimor të McGonigal, Gjykata Kushtetuese pranon opozitën

Rrëzimi i komisionit hetimor për Charles Mcgonigal nga mazhoranca socialiste në Kuvend, do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar gjykatës të shpallë antikushtetuese, vendimin e Kuvendit që refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për korruptimin e ish-agjentit të FBI Charles Mcgonigal nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Gjykata do të shqyrtojë edhe refuzimin e kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 11 majit.

Syri TV

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zbardhjen e korruptimit të ish-agjentit të FBI Charles Mcgonigal nga Kryeministri Edi Rama.

Këtë të enjte, Gjykata Kushtetuese njoftoi se mbajtjen e seancës gjyqësore publike për kërkesën e deputeteve të opozitës, të cilët në muajin nëntor të vitit të kaluar paditën Kuvendin, pasi mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor.

Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (i) “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”. Deklarimi i vendimit nr.77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles MCGonigal”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në seancën e 30 tetorit 2025, socialistët në Kuvend rrëzuan me votë dy kërkesën e 38 deputetëve të opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për aferën Rama-Mcgonigal. Për opozitën rrëzimi i kësaj kërkese ishte cënim i një të drejte kushtetuese. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në seancë publike edhe rrëzimin e një tjetër komisioni hetimor, atë për përdorimin e administratës dhe burimeve publike nga partia socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Edhe komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit, u rrëzua nga mazhoranca socialiste me pretendimin se nuk ishte e bazuar në Kushtetutë.