Tirana dominon merkaton prezanton qendërmbrojtësin me përvojë në Serinë A

Tirana vijon të jetë pa rivalë në merkaton e janarit të Superiores dhe sot ka bërë një goditje të rëndësishme, duke prezantuar Anton Kresiç, qendërmbrojtës me përvojë në Serie A nën drejtimin e trajnerit Edi Reja. Lojtari u bashkua menjëherë me pjesën tjetër të ekipit për përgatitjet e ndeshjes kundër Flamurtarit.

29-vjeçari është produkt i akademisë së Atalantës dhe ka kaluar periudha të shkurtra në stol në elitën e futbollit italian. Kulmi i karrierës së tij u regjistrua në vitin 2024, kur vlera e tij në tregun e transferimeve llogaritej rreth 1.3 milionë euro sipas “Transfermarkt”. I lindur në Gjermani, por me origjinë kroate, Kresiç pritet të fitojë menjëherë vendin e titullarit në mbrojtjen e Tiranës.

Ky transferim shënon një tjetër lëvizje ambicioze të klubit bardheblu, ndërkohë që Visar Bekaj pritet të jetë goditja e radhës në merkato.

Në njoftimin zyrtar, Tirana shprehet:

“Anton Kresiç është emri më i ri që i bashkohet klubit tonë. Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me klubin dhe është prezantuar me ekipin dhe stafin teknik, duke nisur menjëherë punën me skuadrën.

Mirë se erdhe, Anton!”