Berlini dëbon diplomatin rus, dyshohet për spiunazh
Gjermania po deporton një anëtar të shërbimit diplomatik të Rusisë sepse personi në fjalë 'po kryente spiunazh',- tha Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë .
Mediat e huaja shkruajnë se Berlini gjithashtu thirri ambasadorin rus për ta informuar atë për dëbimin.
"Qeveria gjermane nuk toleron spiunazhin në Gjermani - veçanërisht jo nën mbulesën e statusit diplomatik", tha Ministria e Jashtme në një deklaratë të postuar në platformën X.