'Çmenduri dhe qesharake', Stafa: Pacientët me kancer lajmërohen 'pa numër' për mungesën e pajisjes në Spitalin Onkologjik
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Osman Stafa u shpreh se “Përsëri sot pacientë me kancer janë marrë në telefon, për t'u thënë: 'Mos hajdeni të bëni rreze në Spitalin Onkologjik se është prishur përsëri Akserelator Linear 2.”
Kjo situatë e papranueshme, sipas Stafës, pasqyron seriozitetin e munguar të Spitalit Onkologjik, Drejtorisë së QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që arrin deri aty sa pacientët e sëmurë të lajmërohen përmes telefonatave "pa numër", për t'u informuar se nuk mund të kryejnë procedurat mjekësore të nevojshme.
"Kjo është çmenduri. Qesharake," theksoi ai, duke akuzuar sistemin shëndetësor për menaxhim të dështuar dhe mungesë transparence.
Postimi:
Përsëri sot pacientë me kancer janë marrë në telefon, për t'u thënë: Mos hajdeni të bëni rreze në Spitalin Onkologjik se është prishur përsëri Akserelator Linear 2. (Bëhen rrezet me këtë pajisje). Dhe serioziteti i Spitalit Onkologjik, Drejtorisë së QSUT-së, Ministrisë së Shëndetësisë arrin deri aty sa pacientët për t'i lajmëruar që mos të vijnë, i marrin në telefon "pa numër".
Kjo është çmenduri.Qesharake.