SYRI TV/ Siguria e gjykatave në pikë kritike, zv.kreu i Gjykatës së Tiranës jep alarmin

SYRI TV

Dosjet me prova dhe të dhëna sensitive, që ndodhen në gjykata, janë në mëshirë të fatit për shkak të mungesës së sigurisë. Alarmin e ka ngritur zëvendëskreu i gjykatës së Tiranës, Gert Hoxha. Gjatë një takimi me gazetarët, Hoxha u shpreh se pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, nuk ka pasur asnjë reflektim për rritjen e sigurisë në gjykata, ndërsa ka ngritur akuza të forta për policinë e shtetit dhe shoqërinë e ruajtjes fizike, Ilyrian Guard.

Mijëra dosje dhe prova metariale janë në mëshirë të fatit pasi nuk ka asnjë siguri. Deklarata e fortë u bë në një takim që zv.kryetari i gjykatës, Gert Hoxha zhvilloi me gazetaret. Sipas zv.kreut të Gjykatës së Tiranës, sistemi i sigurisë në Gjykata është në gjendje kritike, duke paralajmëruar kolaps të sistemit.

Duket se me vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, nuk ka patur asnjë reflektim nga instancat shtetërore dhe Gert Hoxha deklaroi se në gjithë vendin janë të planizuar me detyrë vetëm 60 punonjës policie, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme deri tëk drejtori i përgjithshëm i policisë. Kritika gjyqtari Hoxha kishte dhe për Ilirain Guard, shoqëri e ruajtjes fizike nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme.

Drejtuesi i gjykatës së Tiranës u ndal edhe tek stoku i dosjeve dhe ngarkesat e gjyqtareve.

Shkak sipas Hoxhes është mungesa e gjyqtareve që shumica prej tyre janë djegur nga vettingu, ndërsa ende nuk po zëvendësohen me gjyqtarë të rinj.