SYRI TV/ Degradon infrastruktura në Cërrik, banorët: I shtrojmë rrugët vetë me zhavorr

Lagjja Fermë e Bashkisë Cërrik vuan mungesën e infrastrukturës rrugore. Banorët shprehen se shpesh kanë investuar vetë për të shtruar rrugët pasi pushteti lokal i ka lënë në harresë. Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga shteti.

Syri TV

Banorët shprehen se kanë humbur shpresën se do të bëhet ndonjë investim e se herë pas here rruga hapet për shkak të tubave të ujësjellës kanalizime.

Të lënë në harresë ata thonë se vetë banorët detyrohen të shtrojnë rrugën me zhavorr apo inerte por kjo nuk është një zgjidhje pasi rëndon xhepat e tyre.

Banorët shprehen për Syri Tv se kjo është një ndër lagjet më të mëdha e më të banuara të bashkisë Cërrik ndaj kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për problematikën e tyre.