Paloka: Unë me nder, nuk votoj dot një dokument, një letër që ka emrin e tij sipër
Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka mbajtur fjalën e tij sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku po diskutohet ratifikimi i ftesës së Presidentit të ShBA-së, Donald Trump për Shqipërinë, si shtet themelues i Bordit të Paqes.
Në fjalën e tij, Paloka iu përgjigj sulmit të Edi Ramës ndaj opozitës, ku sipas deputeti demokrat, kryeministri është mësuar të përdridhet, por në këtë rast, nuk shkoi sot në Davos, pasi ka frikë nga hakmarrja e Aleks Soros.
‘Prandaj edhe njëherë, nuk jemi ne në hall. Është ky në hall. Sepse siç thashë pak më parë nga vendi, ky është mësuar të përdridhet. Është mësuar të përdridhet. Edhe sot është në hall kujt t'ia japë: t'ia japë motrës së Aleksit apo Presidentit Trump? Nga ta kthejë? Kujt t'ia japë? Është hall i madh ky. Se edhe ai Aleksi, edhe ai është hakmarrës. Janë hakmarrës ata. Prandaj është në hall ky’, u shpreh Paloka.
Paloka: Këtu në fakt... meqë dolëm tek emri, Niko na the që do merrnim përgjigje, po s'morëm asnjë përgjigje. Unë bëra një pyetje. Qëndrimi jonë u bë i qartë këtu lidhur me pjesëmarrjen e Shqipërisë në atë bord. Unë bëra një pyetje: po sikur të thyejë qafën nesër ky, që e keni vënë me emër në marrëveshje, si do t'ia bëjmë? Do mblidhemi prapë? Shkon Belinda. Po pikërisht pra, se ky që kishte zgjedhur mes Presidentit dhe vajzës së tij, sot ishte me Belindën këtu. E thashë, do i kishte dhënë të gjitha, vetëm që të ishte pak atje. Po në fakt ishte këtu me Belindën, se ky është vendi i tij, i natyrshëm, nuk mund të jetë dot në vend tjetër. Edhe shpejt do jetë në vendin që i takon tamam të jetë. Prandaj edhe njëherë, nuk jemi ne në hall. Është ky në hall. Sepse siç thashë pak më parë nga vendi, ky është mësuar të përdridhet. Është mësuar të përdridhet. Edhe sot është në hall kujt t'ia japë: t'ia japë motrës së Aleksit apo Presidentit Trump? Nga ta kthejë? Kujt t'ia japë? Është hall i madh ky. Se edhe ai Aleksi, edhe ai është hakmarrës. Janë hakmarrës ata. Prandaj është në hall ky. Dhe nuk jemi ne në hall. Ne kemi qenë dhe do të jemi aty ku kemi qenë gjithmonë, pa patur asnjë hall. Ky, të shohim si do i zgjidhi këto hallet. Edhe në Davos kam përshtypjen, mund ta ketë pasur edhe këtë merakun, se e kap Aleksi me ndonjë cep edhe... kush e di ç'ndodh aty po... kjo është çështje dytësore. Unë vetë personalisht thashë, qëndrimin e grupit e morët vesh. Unë sa të jetë emri i këtij këtu, në çdo vend, nuk do ta votoj. Pavarësisht qëndrimit që kam. Ai për atë e ka vënë emrin dhe për arsye të tjera. Unë me nder, nuk votoj dot një dokument, një letër që ka emrin e tij sipër. Edhe, na dërgoni dhe këta Niko, këta bodyguard-ët e Ramës që, të paktën kur shkojmë në banjo, mos vijnë e të mbrojnë kryeministrin. Sepse jua thashë edhe aty, unë sa herë del Rama apo ndonjë tjetër këtu, më vjen të shkoj atje. Kaq ishte arsyeja, pse... mos krijoni incidente kot. Faleminderit.