Nis takimi i Trump me Zelenskyn në Davos, në fokus marrëveshja e paqes

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy po takohen tani në Davos, sipas zyrës së këtij të fundit.

Më parë, presidenti amerikan i tha Sky News se një marrëveshje paqeje në Ukrainë po “po afrohet”.

I dërguari i tij, Steve Witkoff, tha se negociatat e mëparshme për t’i dhënë fund luftës kanë të bëjnë vetëm me një çështje.