Përfundon seanca për Ballukun në Kushtetuese - Trupa është tërhequr për vendim

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme.

Seanca u mbajt pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër.

Gazetrai i Syri tv Klajdi Bodlli njofton se trupa është tërhequr për vendim.