Vedat Muriqi nominohet për çmimin ‘Lojtari i muajit’ në La Liga

Vedat Muriqi po kalon një formë fantastike me Mallorcan në La Liga dhe për këtë ka marrë një vlerësim prestigjioz për t’u zgjedhur “Lojtari i muajit”.

Sulmuesi kosovar ishte ylli i ndeshjes së fundit ndaj Athletic Bilbaos, ku realizoi tripletë dhe ndihmoi skuadrën të marrë një fitore të rëndësishme.

Në garën për këtë çmim, Muriqi do të përballet me emra të njohur si Markos Alonso, Vladislav Vanat, Gonzalo Guedes dhe Aleksander Sorlot.

Por performanca e tij e fundit, veçanërisht pesë golat e shënuar në tri ndeshjet e janarit, e vendosin 31-vjeçarin në pole position për të fituar këtë vlerësim.

Për Muriqin, kjo është një tjetër njohje pas një karriere që po ngrihet gjithnjë e më lart, duke treguar se ai mund të bëhet një nga emrat kyç të Mallorcas dhe La Ligës këtë sezon.