Syri i skuqur i Emmanuel Macron...- Mund të jetë shkaktuar edhe nga një shuplakë në fytyrë!

Një kirurg i shquar ka dhënë mendimin e tij, pasi Emmanuel Macron u shfaq në skenë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos me një sy të fryrë dhe jashtëzakonisht të skuqur.

Kryeministri francez, i cili është parë gjithashtu me syze dielli në stilin e aviatorit me pasqyrë, ndërsa takohet me liderë të tjerë botërorë, ka pranuar më parë se vuan nga një gjendje e syrit që është “plotësisht e padëmshme”.

Duke folur në një fjalim të Vitit të Ri drejtuar forcave të armatosura të Francës më 15 janar, Presidenti Macron tha: “Ju lutem më falni për pamjen e shëmtuar të syrit tim. Sigurisht, është diçka krejtësisht e padëmshme.” 

Zyrtarët francezë konfirmuan gjatë natës se 48-vjeçarit, i ishte plasur një enë gjaku në sy. 

Duke folur për Daily Mail, oftalmologu konsulent dhe themeluesi i Blue Fin Vision, Harley Street, z. Mfazo Hove konfirmoi se, në foto, duket se z. Macron ka atë që njihet si hemorragji subkonjunktivale.

Gjendja, shpjegoi ai, ndodh kur një enë e vogël gjaku çahet në sipërfaqen e syrit. Gjaku përhapet nën membranën transparente (konjuktivën), e cila ndodhet sipër të bardhës së syrit. 

Kjo mund të shkaktohet nga një dëmtim, siç është një shuplakë ose grusht në fytyrë, ose mund të ndodhë thjesht spontanisht. Z. Hove shtoi: "Duket dramatike sepse është gjak i kuq i ndezur mbi një sfond të bardhë të fortë, por mjekësisht zakonisht është shumë i vogël." 

Në maj të vitit të kaluar, zyrtarët francezë konfirmuan se gruaja e zotit Macron, Brigitte, e goditi atë gjatë një grindjeje, pasi u shfaqën pamje që tregonin Zonjën e Parë duke e gjuajtur në fytyrë, ndërsa avioni i tyre u ul në Vietnam.

Nuk ka asnjë provë që diçka e ngjashme të ketë ndodhur kohët e fundit.  

Z. Hove tha: “Në shumicën dërrmuese të rasteve ndodh spontanisht. Njerëzit shpesh zgjohen në mëngjes, shihen në pasqyrë dhe e vënë re, pa dhimbje dhe pa ndonjë shkak të dukshëm.”

Po, trauma mund ta shkaktojë këtë – për shembull, nëse dikush goditet me grusht në sy – por në ato raste zakonisht do të shihni edhe mavijosje të qepallës dhe lëkurës përreth. 

Një gjakderdhje e izoluar në të bardhën e syrit pa mavijosje e bën dëmtimin shumë më pak të mundshëm.

Kur pacientët vijnë me këtë, ne zakonisht ua kontrollojmë tensionin e gjakut - pasi tensioni shumë i lartë i gjakut mund ta shkaktojë këtë problem. Shumicën e kohës është normale dhe nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë më tej.

Zakonisht zhduket vetvetiu brenda shtatë deri në dhjetë ditësh, ndonjëherë pak më gjatë.

"Ndonjëherë, skuqja mund të përhapet në mënyrë të tillë që një pjesë më e madhe e syrit të duket e kuqe përpara se të përmirësohet. Kjo mund të duket alarmante, por është prapëseprapë e padëmshme."  

Në më shumë se një rast, Mbretëresha Elizabeth II u shfaq në publik me një sy po aq të skuqur.

Në shtator të vitit 2015, kalimtarët vunë re ndryshimin në sytë e monarkes, ndërsa ajo po merrte pjesë në Kampionatin Evropian të Garave me Vrapim Longines FEI në Blair Castle, Perthshire.

Ajo mori pjesë në aktivitete të tjera, përfshirë mirëseardhjen e Presidentit të atëhershëm të Kolumbisë, Juan Manuel Santos de Calderon, dhe gruas së tij në një vizitë shtetërore tre-ditore në nëntor, me simptomën ende të dukshme. 

Në atë kohë, zëdhënësi i Pallatit Buckingham tha thjesht se Mbretëresha, ishte 'mirë' dhe nuk kishte arsye për alarm. 

Ajo ishte parë më parë duke vuajtur nga kjo gjendje në vitet 2006 dhe 2012. 

Në shtator 2019, Joe Biden – atëherë kandidat presidencial – u pa me atë që dukej të ishte një hemorragji subkonjunktivale, gjatë një paraqitjeje televizive. 

Në disa raste, ilaçet mund ta bëjnë gjendjen më të mundshme. 

Këto përfshijnë ilaçe për sëmundjen e Parkinsonit, një gjendje neurologjike për të cilën shumë kanë spekuluar se vuante zoti Biden, për shkak të të folurit të tij të çrregullt dhe problemeve me koordinimin. 

Holluesit e gjakut, të cilët jepen zakonisht për të parandaluar goditjet në tru dhe atakun në zemër, gjithashtu e bëjnë më të mundshme gjakderdhjen nën lëkurë dhe në sy.

Z. Hove tha: “Nëse dikush merr ilaçe për hollimin e gjakut si varfarina, ne mund të kontrollojmë nivelet e tyre për t'u siguruar që janë brenda rrezes, por përsëri kjo është e pazakontë.”

Ai gjithashtu përjashtoi shkaqet ngjitëse të cilat mund të shkaktojnë skuqje të ngjashme.

Agjencitë e shëndetit publik kanë monitoruar muajt e fundit një rritje të adenovirusit, një infeksion i zakonshëm që shkakton simptoma të ngjashme me ftohjen, kollë dhe konjuktivit, ënjtje dhe skuqje të pjesës së përparme të syrit. 

Konjuktiviti viral është shumë ngjitës dhe këshilla standarde mjekësore është që një person të izolohet sa më shumë që të jetë e mundur - dhe të mos shkojë në punë - për aq kohë sa simptomat vazhdojnë.

My Hove, pasi shqyrtoi fotot e disponueshme të zotit Macron, tha: “Nga ajo që mund të shoh, kjo sigurisht nuk është konjuktivit”. 

Konjuktiviti viral është shumë i ndryshëm – është i pakëndshëm, i përlotur, shpesh prek të dy sytë dhe është jashtëzakonisht ngjitës. 

Konjuktiviti bakterial [i cili mund të shkaktohet nga infeksione bakteriale, siç është sëmundja seksualisht e transmetueshme gonorrea], prodhon sekrecione të verdha dhe ngjitëse. Asnjë nga këto nuk përshtatet këtu.

Konjuktiviti viral karakterizohet nga dhimbje, irritim dhe lotim të vazhdueshëm. 

Shpesh prek të dy sytë, megjithëse njëri mund të jetë më i keq se tjetri dhe mund të jetë jashtëzakonisht i pakëndshëm.

"Problemi me konjuktivitin viral, veçanërisht adenovirusin, është se mund të zgjasë katër deri në gjashtë javë, dhe duhet shumë kohë për t'u zhdukur", tha zoti Hove. 

Adenovirusi mund të shkaktojë edhe keratit, i cili është inflamacion i shtresave të përparme të syrit, i cili mund ta lërë shikimin të turbullt për një kohë të gjatë. 

Pikat steroide mund të ndihmojnë me këtë simptomë, por rikuperimi mund të zvarritet.

Ai paralajmëron: “Konjunktiviti viral është shumë ngjitës. Ne u themi njerëzve të mos shkojnë në punë, sepse një zyrë e tërë mund të përfundojë e infektuar.” 

Familje të tëra mund të infektohen – një person e sjell në shtëpi dhe të gjithë e marrin.

"Shpesh sheh ekipe të tëra pune që largohen nga spitali, sepse dikush erdhi kur nuk duhej. Është mjaft keq ta kesh, por më keq është ta dish që e ke marrë nga dikush që e ka injoruar këshillën."

"Por jam i bindur se kjo nuk është ajo që po ndodh këtu."/ Daily Mail.