Rama: Nuk takova Trumpin se prita Ivankën
Edi Rama spekuloi hapur me emrin e presidentit amerikan, Donald Trump në Kuvendin e Shsqipërisë.
I pyetur se përse nuk ishte në mbledhjen e themelimit të Bordit të Paqes në Davos në prani të presidentit amerikan, Rama tha se kishte pritur vajzën e tij në Shqipëri.
Rama tha se Donald Trump i kishte thënë të priste vajzën e tij ose të vinte në Davos.
Kryeministri spekuloi hapur kur tha se kishte zgjedhur të priste vajzën e tij.
Kujtojmë se në Davos ishte e pranishme presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pavarësisht spekulimit bajat se paska marre lejen nga Trump, qëndron fakti se Trump deri sot nuk e ka takuar kurrë Ramën!
Kjo për shkak të deklaratave të tij se e konsideronte Trump si turp të njerëzimit dhe më pas të talljes publike që i bëri presidentit Trump në praninë e presidentit Macron dhe Aliyev, e cila bëri xhiron e botës!
SHBA nuk e ka uruar akoma Edi Ramën pas farsës elektorale të 11 majit, kurse raportet e DASH e kanë nxirë qeverisjen e tij si kurrë më parë.