Përplasen dy makina në Durrës, plagosen 5 persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës me pasojë plagosjen e pesë personave. Sipas policisë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa të plagosur janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që ai drejtonte u përplas me një mjet tjetër në rrugën “Ankona”, që drejtohej nga shtetasi A. I.
Si pasojë e aksidentit, u dëmtuan të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, si dhe 3 pasagjerë, të cilët pasi morën ndihmën mjekësore, u larguan në banesat e tyre.