'Shiroka po degradon'/ Denoncimi i Koplikut: Beci si Veliaj, punë me 'drita e zhurmë', por në realitet asnjë shërbim për qytetin
Qendra e zonës turistike të Shirokës në Bashkinë Shkodër po degradon dita-ditës. Gropat e hapura mbushen me ujë sa herë ka reshje shiu, duke krijuar vështirësi në lëvizje për qytetarët, por edhe turistët që vijnë në këtë zonë.
Një problematikë e tillë pranohet edhe nga qytetarët shkodranë që kërkojnë ndërhyrje nga pushteti lokal, pasi krijon imazh të shëmtuar për zonën.
Një shqetësim i tillë ngrihet edhe nga Ted Kopliku, drejtues i departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike.
Ai thotë se punimet janë jo cilësore në qendrën e Shirokës, ndërsa shton se realiteti me propagandën kanë një diferencë të madhe.
Sipas Koplikut, Benet Beci ka të njëjtin stil pune si Erion Veliaj me drita dhe zhurmë, por në realitet nuk kemi asnjë cilësi të përmirësuar të qytetit të Shkodrës.
Për këtë, në Shirokë kërkohet një ndërhyrje nga pushteti lokal në mënyrë që kjo zonë turistike të mos shkatërrohet më tepër.