Bordi i Paqes në Kuvend/ Bardhi për Ramën: E quajti Trumpin 'turpi i njerëzimit', çfarë urgjence ka sot që nxiton?
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me procedurën e përshpejtuar të miratimit të projektligji për pjesëmarrje në Bordin e Paqes, të propozuar nga Presidenti i 47-të i SHBA-në, Donald Trump.
Në fjalën e tij, Bardhi nuk i kurseu kritikat, duke rikthyer në vëmendje deklaratat e vjetra të kryeministrit Rama ndaj Presidentit Donald Trump, si dhe duke denoncuar shkelje të rënda procedurale.
Sipas Bardhit, mazhoranca po nxiton pa dhënë asnjë shpjegim mbi urgjencën e këtij projektligji, duke i detyruar 140 deputetë të votojnë brenda 12 orëve nga mbërritja e materialeve.
Bardhi theksoi se përpara se të flitej për "rëndësi historike", mazhoranca duhej të kërkonte ndjesë publike për faktin se Edi Rama e ka etiketuar në të shkuarën Donald Trump-in si "turpi i njerëzimit".
Gjithashtu Bardhi deklaroi se dokumentet e shpërndara deputetëve në orën 21:30 të mbrëmjes së djeshme ishin thjesht materiale "Word", pa asnjë firmë zyrtare të Kryeministrit apo Ministres së Jashtme.
Bardhi: Dëgjuam parafolësin, por nuk dëgjuam asnjë fjalë se ku qëndron nxitimi i Shqipërisë për ta përmbyllur këtë proces sot. Besoj në 10 minuta fjalë, nuk u shpjegua se për çfarë arsye dhe ku qëndron urgjenca e shqyrtimit të këtij projektligji me rëndësi historike, tha kolegu, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet ta votojnë 12 orë në total pasi ka mbërritur nga Këshilli i Ministrave. Gjuajt ndonjë argument për këtë? Unë e di që çdo shqiptar mendoi që kolegu do ngrihej këtu dhe do ta niste fjalën e tij duke kërkuar ndjesë, në emër të mazhorancës tuaj, që, ky që keni në krye, e ka konsideruar njeriun që sot po vendos paqe kudo në botë, Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 'turpi i njerëzimit'. Ka qenë Edi Rama, i vetmi lider botëror, që i është drejtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me termin 'përfaqëson turpin e njerëzimit'. Një deklaratë që në fakt nuk i shkon as marrëdhënieve, jo thjesht të Shqipërisë, por të kombit shqiptar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një marrëdhënie që, një deklaratë që vë në rrezik sigurinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera strategjike mes kombit shqiptar, Shqipërisë dhe Kosovës, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Se erdhe këtu dhe fole për Shqipërinë. Ne nuk ndjehemi të vlerësuar për partneritetin që ka vetëm Shqipëria me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ne ndjehemi krenarë për marrëdhëniet e shkëlqyera që kombi shqiptar ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj dhe ftesa për t'u bërë pjesë e kësaj iniciative i është drejtuar Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe parafolësi kishte detyrimin të kërkonte dhe një tjetër ndjesë. Që erës tjetër u ngrit këtu dhe bëri propagandë sikur ai që i ka thënë Presidentit Trump 'turpi i njerëzimit', ishte i vetmi lider në Ballkan që ishte ftuar të bëhej pjesë e Bordit të Paqes. Dhe u detyrua Presidentja e Kosovës ta nxirrte ashtu siç është, gënjeshtar, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin ftuar në këtë bord Shqipërinë dhe Kosovën, për shkak të rolit të jashtëzakonshëm që ka kombi jonë, jo thjesht në paqen në Ballkan, por në paqen në Europë dhe më gjerë. Dhe për shkak të raportit të shkëlqyer strategjik që ne kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, me dy ndjesa të munguara në këtë foltore, nuk mund të vihet e të bëhet propagandë. Nuk mund të tallesh me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, as me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të flasësh për arritje historike, ndërkohë që përpara pak vitesh e ke quajtur njeriun kyç të paqes sot në botë, presidentin e SHBA-së, 'turpi i njerëzimit'. Për t'u kthyer te kërkesa juaj. Ke dy kërkesa zoti kryetar. Së pari ke kërkesën e Këshillit të Ministrave, që si rregull do duhet të jetë dorëzuar përpara kërkesës së grupit parlamentar të PS-së. Se këta nuk mund të kërkojnë procedurë të përshpejtuar për një projektligj që nuk ka ardhur në Kuvend. Në fakt kështu ka ndodhur. Këta kanë dorëzuar kërkesën përpara se projektligji të propozohet nga Këshilli i Ministrave. Dhe nuk kanë koordinuar me Këshillin e Ministrave, i cili nga ana tjetër, në projektvendimin që ne, në vendimin, se e kanë sjellë dhe pa firmë. Kaq seriozë jeni ju. Dokumentat që i janë shpërndarë deputetëve s'kanë as firmën e Kryeministrit, është bosh, as kundërfirmën e Ministres së Punëve të Jashtme. Është material në Ëord që i është shpërndarë deputetëve, dje në orën 9 e gjysmë të darkës.