'Korrupsioni i qeverisë po e shkatërron vendin'/ Gazetari: Po priten koka për të shpëtuar 'kuçedrën'

Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar sot në emisionin "Kafe Shqeto", ka komentuar situatën politike dhe qeverisjen aktuale, duke theksuar se mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama ka mbyllur ciklin e saj të qeverisjes dhe ka hyrë në një periudhë të "inerci rënies".

Sipas tij, qeveria aktuale po menaxhon krizën e pasuar nga vendimet e gabuar që ka marrë për gjatë gjithë mandatit të saj 13-vjeçar, duke krijuar pasoja të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë. Dedaj ka shtuar se, ndonëse shumë figura të qeverisë janë goditur për akuzat e korrupsionit, kjo nuk është "problemi kryesor".

Dedaj u shpreh se e gjithë kjo situatë ka vetëm një individ që e mbajti këtë regjim autokratik në këmbë, dhe ai është vetë Kryeministri Rama. Dedaj ka theksuar se i gjithë sistemi politik dhe administrativ shqiptar është krijuar rreth një individi që ka përzgjedhur me dorën e tij figurat politike dhe më pas i ka përdorur për të konsoliduar pushtetin e tij personal.

Në fjalimin e tij, gazetari ka bërë një paralelizëm të fortë duke e krahasuar këtë situatë me një përrallë shqiptare, ku protagonistët po luftojnë për të çliruar një vend nga një "kuçedër" që, në vend që të vdesë, gjithmonë nxjerr një kokë tjetër.

Ai ka theksuar se nëse nuk shkatërrohet modeli i korrupsionit dhe autokracisë që ka krijuar ky individ, asnjë ndryshim i vërtetë nuk mund të ndodhë në Shqipëri.

Dedaj ka pasur gjithashtu kritika për sistemin e drejtësisë, duke e cilësuar atë si një drejtësi "publicitare" dhe që ka për qëllim "shkatërrimin e figurave" përmes denigrimeve dhe manipulimeve mediatike.

Në përfundim, gazetari theksoj se kjo drejtësi është larg asaj që duhet të jetë dhe po përdoret për të krijuar PR politik dhe jo për të zbatuar ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Deklarata e plotë:

"Faktikisht, po e ndërtojmë edhe ne realisht, njerëzit që janë pozicionuar kundra kësaj mazhorance prej shumë vitesh, prej hir të së vërtetës, dhe kjo mazhorancë për mua e ka mbyllur ciklin. Për mua është pothuajse, është inerci e rënies, nuk është një mazhorancë qeverisëse. Askush nuk e sheh këtë si një qeverisje.

Thjesht po kontrollon, po menaxhon krizat që ka hapur gjatë gjithë rrugëtimit të saj të gjatë tashmë 13-vjeçar dhe duke krijuar pasoja të parikuperueshme për qytetarët.

Megjithatë, goditja dhe vendosja e fokusit tek një zëvendës kryeministre apo ministre, në këtë rast si ministre e infrastrukturës, që po goditet si element e korrupsionit, pyetja është: a është kjo problemi? Unë mendoj që kjo nuk është fare problemi këtu në këtë rast, dhe këtu është vetëm një individ. Dhe gabimi që bëjmë ne është që duam ta godasim këtë qeveri duke pretenduar t'i rrëzojmë ca tulla.

Në thelb regjimet autokratike nuk mbahen nga tullat. Regjimet autokratike janë të frikshme sepse përqendrohen tek pushteti i një individi. Prandaj janë regjime që e vështirësojnë jetën e qytetarëve shqiptarë. Kushdo dhe cilido që e ndërton retorikën e tij për të goditur elementë periferikë të kësaj qeverisjeje, thjesht po i krijon jetëgjatësinë e saj.

Unë mendoj që ka kapur gafil Edi Rama. Ndryshe, unë mendoj që në qoftë se ka një autor i cili është drejtpërdrejt, drejtpërdrejt i lidhur me korrupsionin tek tuneli, edhe me mesazhe, është Kryeministri i Shqipërisë, icili ushtron presion drejtpërdrejt te vartësit e tij.

Unë këtu mund të bëj analist, unë nuk flas si jurist. Juristi mund të merret kodi këtu, kodi shtatë, neni shtatë, neni tre. Po analiza politike është kjo: mënyra sesi e kemi ndërtuar ne edhe partitë politike, por edhe mënyrën sesi rekrutojmë kapacitetet intelektuale për t'i futur në politikë, për t'i promovuar në politikë, për t'u dhënë pushtet politik, është vetëm dhe vijnë nga oreksi dhe simpatia e një individi.

Pra, ky individ, si mund ta përjashtojmë ne kur ky i përzgjedh këta individë, ju jep pushtet, nga njëra anë, dhe i kërcënon pastaj sipas pushtetit që ka, dhe duam ta shkatërrojmë këtë individ duke i rrëzuar këta njerëzit që i hanë dardha apo gështenja pas shpine. Ky nuk është argument politik.

Argumenti politik është për të shkuar dhe çuditërisht populli shqiptar këtë e ka gjetur edhe në logjikën e moçme, se unë kur studiosha atëherë komunikimin e tradicional, për shembull te një përrallë shqiptare që flet për kuçedrën. Dhe shkojnë, shkojnë këta fshatarët për të liruar ujin, kuçedra i hante një nga një sepse këta mendonin se i prisnin një kokë, por harronin se kulshedra nxirrte kokën tjetër. Në qoftë se nuk i vrasim shpirtin kulshedrës, pra nuk e shkatërrojmë atë individ që ka krijuar modelin, modelin e këtij lloji formimi të shtetit që ka bërë.

Ku shteti është rrënuar totalisht dhe ka marrë pamjen e një personi, në të gjitha këndvështrimet. Ju e patë mënyrën sesi u soll Kryeministri me vajzën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kush është në fund të fundit ajo, çfarë përfaqëson ajo? Në mënyrën sesi e trajtonte Kryeministri pushtetin dhe dinjitetin e shtetit shqiptar. Në mënyrën sesi e trajtonte.

Në fund të fundit, me një kosto shumë të lirë ka dhënë një pasuri, shumë mirë që e ka dhënë, dakord, një firmë prestigjioze edhe mund të jetë, por në thelb e ka dhënë për të blerë paprekshmërinë e tij. Dhe problemi është që ne duhet të ndërtojmë kritikën, duhet të ndërtojmë dhe të shtyjmë, në qoftë se ekziston kjo drejtësi, për hir të së vërtetës, në qoftë se ekziston, unë kam qenë një nga simpatizantët më të mëdhenj, por forma sesi e shoh dhe mënyrën sesi po lëviz kjo drejtësi, unë e shoh një drejtësi publicitare.

Marrëdhënie publike duke krijuar, duke nxjerrë mesazhe, duke nxjerrë elementë nga dosja, duke i shitur si elementë investigues.

Në thelb janë thjesht nga arkiva e ministrisë apo dhe nga ca përgjime që janë marrë nga dekriptimi i telefonave, për të denigruar figura dhe për të shkatërruar ose për të manipuluar, për të bërë PR politik i pastër, më i frikshëm se media".