Limi dhe Dolce shijojnë momente romantike bashkë gjatë festës, Alba i shikon me...nga larg
Gjatë party-t të organizuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Dolce dhe Limi janë shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri.
Përveç kërcimeve sensuale, dyshja kanë shkëmbyer edhe puthje, duke treguar afrimitet dhe duke shijuar në maksimum atmosferën festive të krijuar në shtëpi.
Momente të tilla kanë tërhequr vëmendjen e shikuesve, duke qenë se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë ndër më të komentuarat e këtij edicioni.
Ndërkohë, nga larg, situata është vëzhguar nga Alba, e cila është parë e heshtur dhe e mërzitur, duke ndjekur afrimitetin mes dyshes gjatë festës.
Party duket se ka thelluar edhe më tej dinamikat mes banorëve, ndërsa raporti mes Dolces, Limit dhe Albës mbetet një nga temat që po mban gjallë interesin e publikut në Big Brother VIP Kosova.