StuhiA shkatërruese ‘Hari’ godet Italinë dhe Maltën: Përmbytje, rrëshqitje dhe evakuime masive
Siçilia, Sardenja dhe Kalabria u vunë në alarm të kuq pas stuhisë së fuqishme “Hari”, e cila goditi Italinë jugore dhe Mesdheun qendror, duke shkaktuar mot ekstrem, përmbytje dhe dëme të mëdha materiale. Autoritetet evakuuan zonat bregdetare, mbyllën shkollat dhe ndaluan hyrjen në plazhe, ndërsa qindra operacione shpëtimi u kryen brenda pak orësh.
Në Siçili, reshjet e rrëmbyeshme përmbytën rrugë dhe sheshe, ndërsa erërat e forta dhe dallgët krijuan efekte të ngjashme me tsunami. Rreth 190 persona u evakuuan si masë paraprake.
Pamjet dramatike u regjistruan në Mazara del Vallo, ku dallgët arritën deri në 8 metra, dhe në Catania, ku ato shkuan 5 metra. Në Mesinë, një pjesë e rrugës bregdetare në Santa Teresa di Riva u shemb, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.
La mia Sicilia trafitta nell'anima 💔 mai visto niente di simile 😔
— Feli ✨ 💚 #Mertes era 🪸🔥 (@Fe_li__) January 21, 2026
Un caro abbraccio a tutte le amiche siciliane 🫂❤️#CicloneHarry#Sicilia pic.twitter.com/Ke1NgMEsMt
Situatë e rëndë u shënua edhe në Kalabri, ku dy lagje në Crotone u evakuuan dhe një pjesë e varrezave të vjetra u shemb, duke përfshirë rreth 20 arkivole. Në Sardenjë, deti hyri në vendbanimet bregdetare pranë Kaljarit, me rrugë të bllokuara për shkak të përmbytjeve.
Departamenti i Zjarrfikësve raportoi 65 ndërhyrje shpëtimi vetëm në 12 orët e fundit.
Storm surge flooded the dining room of a seafront restaurant in Catania, Sicily, as Cyclone Harry brought heavy rain, strong winds and coastal flooding to southern Italy. pic.twitter.com/kb9bEnPjV9
— AccuWeather (@accuweather) January 21, 2026
Moti ekstrem goditi edhe Maltën, ku erërat arritën 104 km/orë dhe dallgët e forta përfshinë zonat bregdetare. Fluturimet dhe lundrimet u anuluan, ndërsa dhjetëra pemë u shkulën dhe u raportuan dëme në shtëpi, biznese dhe infrastrukturë.